Ekip i kategorisë së dytë, por shpenzon karburant më tepër se Reali!

 

E pabesueshme, dhe e paimagjinueshme për çdo ekip tjetër në botë. Imagjinoni për një moment sikur Reali i Madridit të shkojë për të luajtur një ndeshje futbolli në Havana (7.400 km larg) thjesht për të luajtur 90 minuta futboll e më pas të kthehet në shtëpi.

Problemi në këtë rast do të ishte lodhja dhe jo shpenzimet e udhëtimit, pasi një klub si Reali ka buxhet të tillë, sa paguan deri në 20 mln dollarë në vit një lojtar të vetëm.   

Por puna ndryshon kur këtë ka bërë një ditë më parë Luch Energiya, një skuadër e kategorisë së dytë në kampionatin rus, që është nga Vladivostok dhe u përball me skuadrën FC Baltika në Kaliningrad.

Distanca mes këtyre dy qyteteve është 7.400 km dhe kjo është distanca më e madhe mes dy klubeve nga i njëjti shtet, Rusia. Udhëtimi me avion nga Vladivostok-Kaliningrad ka zgjatur më tepër se 16 orë dhe të mendosh se edhe janë kthyer pas ndeshjes, duke e çuar në 32 orë udhëtimin.

Në fund të sezonit Luch Energiya zhvillon rreth 100.000 km, që do të thotë sa është gati sa të rrotullohesh tre herë rreth botës. Por një klub i kategorisë së dytë, me financa modeste, duket se paguan më tepër për udhëtim dhe turizëm. 

SHKARKO APP