Elbasan , tetori me 12 mijë ndërprerje energjie

Nga këto , 10 mijë ndërprerje u janë bërë abonentëve familjar , kurse pjesa tjetër abonentëve privatë. Sipas kreut të OSHEE , në terren po vazhdon puna për prejret e energjisë elektrike për debitorët dhe lidhjet e paligjshme, ndërkohë që me dhjetra persona janë proceduar penalisht për ndërhyrje në matast e energjisë. Ndërkohë humbjet në rrejt vazhdojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme financiare për OSHEE. Vec kësaj,  problem sipas Bukurosh Macit mbeten dhe institucionet shtetore, të cilat i detyrohen OSHEE  shuma të mëdha parash për shkak të mosshlyerjes së faturave të energjisë. Maci theksoj gjithashtu se pas operacionit të kontrollit të abonetëve privat për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, ky operacion do të vijojë edhe me abonentët familjarë.

Besim Dybeli

INUK VIJON AKSIONIN, “KONSENSUS” ME BANORËT

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin e shembjeve dhe pastrimit të territorit nga objektet pa leje në qytetin e Elbasanit. Prej disa ditësh fadromat dhe inspektorët e INUK janë përqëndruar në lagjet kryesore të qytetit, ku po prishen objektet pa leje të ndërtuara në hapsirat publike. Mëngjesin e ditës së djeshme,  Inpsektoriati Ndërtimor ka vijuar shembjen e ndërtimeve pa leje pranë Drejtorisë Arsimore dhe vendin e quajtur Gurabardhi. Në këtë zonë janë shembur disa objekte të ndërtuara pa leje, që kryesisht janë biznese  dhe dyqane të vegjël, të cilët prej vitesh janë ndërtuar në ktë zonë duke zënë hapsirat publike të destinuara për lulishte. Inspektorët e INUK nuk janë ndeshur në rezistencën e banorëve, të cilët të ndërgjegjshëm për shembjen e objekteve të tyre, kanë bërë ditë më parë boshatisjen e mobiljeve dhe sendeve me vlerë. Të pranishëm, si në të gjitha aksionet e tjera të inspektoriatit ndërtimor për shembjen e ndërimeve pa leje, kanë qenë edhe forcat e rendit, për të ndalur konfrontime ë mundshme midis banorëve dhe forcave të INUK. Ndrkohë më herët INUK ka shembur objekte në disa lagje të tjera të qytetit janë hequr përfundimisht dhjetra objekte pa leje të ndëruar vite më parë. Ky aksion i INUK nisi pak ditë më parë pranë drejtorisë së Doganës duke vijuar edhe në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, por dhe në disa zona të tjera. Sipas burimeve nga INUK në Elbasan janë rreth 300 objekte që do të prishen, ndërkohë që aksioni i ndërtimeve pa leje pas qytetit pritet të vijoj edhe në akse rrugore kombëtare.

B.D

INTEGRIMI EUROPIAN, LEKSION NË UNIVERSITETIN “A. XHUVANI”

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Sociale dhe të Edukimit në universitetin “Aleknsadër Xhuvani” janë bërë pjesë e një leksioni të hapur për europianizimin e Shqipërisë. Në këtë aktivitet të organizuar nga universiteti Elbasanit, janë diskutuar problemet me të cilët përballet Europa sot dhe sfidat e integrimit që ka Shqipëria. Në fjalën e tij Pedagogou i Universitetit të Tiranës , Gjergj Sinani u shpreh, se takime të tilla kanë qëllim aktivizimin e të rinjëve në proceset integruese kontributi i të rinjëve në integrimin e vendit. Një nga studIuesit e mardhënieve ndërkombëtare  me Europën e  shekullit të njëzetë e një, Liman Varoshi , njëkohësisht dhe rektor i universitetit Aleksandër Xhuvani, foli para studentëve për tregun e përbashkët europian dhe hapat e para të krijimit të bashkimit europian, që në fillim nisi si një bashkim ekonomik.Shqipëria është sëfundmi vend kandidat për në bashkimin Europian, ku për të arritur anëtarësimin e plotë, i duhet të përmbushë disa detyrime kryesore. Rinia dhe studentët shihen si një pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit, me kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

 

SHKARKO APP