Elhaida Dani bashkë me Italinë lë edhe të fejuarin, shkon në Paris

 

Elhaida Dani, fituesja e festivalit të 53-të në RTSH, është fotografuar kohë më parë me italianin 34-vjeçar Francesco Maria Longo, i cili rezultonte të ishte edhe i fejuari i saj.

Madje, fejesën çifti e ka realizuar në datën 27 dhjetor 2014, pak ditë nga ndërrimi i viteve, si edhe gjatë konkurrimit të Danit në Festivalin e fundvitit. Lidhja e tyre u bë publike pikërisht pak para Vitit të Ri në 2014. Menjëherë, me të dalë ky lajm i fejesës në mediat online, këngëtarja Dani ishte gjendur në një situatë të paparashikuar dhe se mediat e kishin surprizuar, kështu që ajo vendosi të mbyllë profilin e saj në Facebook dhe të fokusohet vetëm te prezantimi në Eurosong.

Por kjo shkëputje e saj nga rrjetet sociale nuk shkoi gjatë, sepse pas disa muajsh ajo është kthyer përsëri aktive në Facebook, dhe këtë herë me një status të ri, ku ajo tregon se është beqare dhe është ndarë nga italiani Francesco Maria Longo, duke mos dhënë detaje për këtë ndarje.

Madje Elhaida dhe Francesco nuk janë më as miq në Facebook.

Pas suksesit në Itali dhe koncerteve të mbajtura në mbarë shtetin italian, duket se Elhaidës i duhet një treg akoma më i madh, kështu që, këngëtarja mësohet se është shpërngulur për të jetuar dhe punuar në Paris, ku ka pasur disa oferta nga kompozitorë francezë për realizimin e projekteve të radhës, me të cilat do të prezantohet në tregun europian.

SHKARKO APP