Elhaida Dani ndahet nga i dashuri italian

 

23-vjeçarja e cila përjetoi suksesin më të madh në karrierën e saj kur fitoi vendin e parë në The Voice of Italy 2013, duket se ka vendosur të braktisë gjithçka që Italia i dhuroi, përfshirë edhe dashurinë me 34-vjeçarin Francesco Longo. Pas gati një viti, këngëtarja shqiptare i ka dhënë fund fejesës me atë që në fund të 2014-ës kur fitoi festivalin e RTSH, e prezantoi për shqiptarët si menaxherin e saj, raporton “Panorama”.
Ndoshta nga diferenca e moshës ose dëshira për të mos u folur për jetën e saj private, Elhaida Dani, nuk u shfaq në profilet e saj të mediave sociale, kurrë në krah të Francesco-s. Me ndarjen nga italiani, këngëtarja nga Shkodra mësohet se ka shkuar në Paris, aty ku thuhet se po kërkon një sukses më të madh Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?