Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar. Kujtojmë se para dorëheqjes së Dredhës, në Bashkinë e Vlorës pati edhe një valë të madhe dorëheqjesh të drejtorëve, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?