Elisa Spiropali në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga vizita e saj zyrtare në Kiev këtë javë, ku ka përshkruar nga afër realitetin e vështirë me të cilin po përballet Ukraina mes luftës dhe dimrit të ashpër.
Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo ditë. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.
Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë.
KOHA JONË SONDAZH

