Elvin Gokaj prezanton platformën për drejtimin e SPAK-ut: Ja katër shtyllat e vizionit tim

Prokurori Elvin Gokaj ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme para anëtarëve të KLP-së dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Kam eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë. SPAK duhet të mbetet institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrugëtimi im ka nisur në vitin 1999. Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publikë. Kam hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë. Ngritjen e akuzës e kam bazuar vetëm në prova dhe duke kërkuar masa në proporcianalitet me objektin e hetimit. Bashkëpunimi im do të bazohet në grup.

Shtyllat e vizonit tim janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në luftën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimi.
Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzve me ekspertë nga fusha të ndryshme.
Në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Forcimin e besimit te publiku.
Këto do përbejnë thelbin e qasjes time nëj drejtimin e SPAK. Do të forcoj më tej bashkëpunimin dhe koordinimin me europol, interpol, agjencitë partnere si FBI dhe DEA si dhe do rritet mbështetja për skuadrat e përbashkëta hetimore”, tha Gokaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?