Embargo ruse ndaj ushqimeve, Medvedev mesazh për Shqipërinë
Shqipëria është në listën e vendeve jo aq të preferuara të Rusisë dhe kjo mund të kuptohet nga aspiratat që ka vendi ynë për t’u anëtarësuar në BE-sikurse u bë disa vite më parë anëtar i NATO-s. Shqipëria pranoi të jetë pjesë e shteteve që rreshtohen kundër sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë dhe si kundërpërgjigje kryeministri rus Dimitri Medvedev deklaroi javën e shkuar se Shqipëria do të përballet me embargon ruse për produktet ushqimore.
“Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lishtenshteni dhe me gjasë edhe Ukraina përballen me embargo ushqimore pasi iu bashkuan vendimit të BE –së për të shtuar sanksionet kundër Rusisë”, shkruan kryeministri rus në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

