Emërhuazuesit do të dalin nga Panama Papers

Panama papers jane vetem nje shkak publik qe ne te shohim e provojme me dokumenta zyrtare ate cka kemi 25 vjet qe e perflasim cdo dite ne kafenete, qoshete, blogjet dhe mediat tana. – u shpreh Arian Galdini ne nje deklarate per shtyp.
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike z. Galdini tha se: “Fenomeni i emerhuazuesve eshte gangrena e vertete pas te ciles fshihet plaga e vertete e shoqerise shqiptare. Kemi 25 vjet qe politika qe na plackit shtetin, pronat, mundesite, bashkepunimet, fondet nderkombetare e gjithcka. Kemi 25 vjet qe politika dhe krimi ordiner, i organizuar apo krimi i rende jane bere ne simbioze. Politikanet shqiptare dhe Drejtuesit e Institucioneve te zhytur ne korupsion te pashembullt e makuteri te pashoqe kane krijuar pasuri marramendese dhe gjithcka e kane fshehur pas emerhuazuesve te cilet shiten si Biznesmena e Sipermarres te suksesshem. Te gjithe perflasim, te gjithe i dime, te gjithe i njohim keta biznesmene e sipermarres emerhuazues qe perdorin, fshehin, qarkullojne e pastrojne parate dhe pronat ilegale te politikaneve dhe drejtuesve te institucioneve te koruptuar. Madje edhe krimi e organizatat krimnale rajonale kane gjetur emerhuazues shqiptare qe qarkullojne e bartin ne Shqiperi parate dhe pronat e Krimit.”
Kryetari i LDE Arian Galdini shpjegon se: “Panama papers mund te nxjerre emra edhe politikanesh te koruptuar shqiptare, por me siguri do te nxjerre emrat e emerhuazuesve qe shiten si biznesmene e sipermares qe bartin e qarkulojne parate e politikaneve te koruptuar.  Sidoqofte ne nuk duhet vetem te presim nga Panama papers. ILDKP dhe Prokuroria e Shqiperise dhe cdo Institucion tjeter i Drejtesise, por edhe media dhe e gjithe shoqeria shqiptare duhet te ngrihemi ne kembe per te kerkuar te verteten dhe per te zbuluar rrenjet e plackitjes qe na eshte bere dhe korupsionit qe na ka mbytur. Shqiperia nuk ka zgjidhje tjeter, ose do ti thote stop korupsionit dhe plackitjes qe na bejne politikanet dhe drejtuesit e institucioneve  ose perndryshe rruga jone drejt Europes do te jete tejet e veshtire. Politikanet e koruptuar qe na kane plackitur babezisht na cojne drejt Panamase. Ne duhet te ngrihemi per tu drejtuar per kah Europa.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?