Enca kopjon kolegen serbe (Foto)

Enca Haxhiu sapo ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Call me goddess”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e solli të realizuar me videoklip.

Nga pamjet e para të videos, Enca u akuzua për kopjim të skenës me anije nga kolegia e saj, Ronela Hajati.

Por, del që për këtë videoklip,ajo është frymëzuar edhe nga një këngëtare serbe.

Bëhet fjalë për Jelena Karleusa, nga e cila këngëtarja shqiptare ka kopjuar një skenë në ujë duke mbajtur po të njëjtat bizhuteri.

Kjo nuk është hera e parë që artistet shqiptare kopjojnë apo frymëzohen nga Karleusa, e cila kohë më parë kishte akuzuar edhe Kim Kardashian për kopjim.

SHKARKO APP