Enca reagon për photoshop-in që përdor në fotot e saj

Këngëtarja Enca Haxhia është kritikuar gjithnjë për photoshop-in e tepruar në fotot e saj.  Së fundmi është komentuar shumë për trupin e saj larg asaj që ajo na server nëpër foto.

Por më në fund këngëtarja ka pranuar që fotot që ajo poston janë të rregulluara, transmeton Telegrafi.

“Tek fotot profesionale sigurisht që editimi është i domosdoshëm për kualitet, dhe kjo bëhet nga profesionistë e jo nga unë. Është e vërtetë që ndonjëherë kam ndërhyrë dhe vetë në fotot e mia, më së shumti për të rregulluar diçka që nuk shkon, dhe më duket injorancë dhe hipokrizi të gjykohem për këtë, sepse kjo gjë bëhet nga të gjitha vajzat normale deri tek personazhet më të famshëm në botë, pavarësisht se jo të gjithë kanë mendjehapësinë ta pranojnë”.

“Në internet mund të gjesh lloj-lloj fotosh të miat, që nga momentet më të mira, deri tek ato më të këqijat prej koncerteve ku unë jam e djersitur, pa mendje, apo në performancë e sipër ku do të theksoja se interpretimi im është ‘live’ dhe sigurisht që jo e gjithë vëmendja ime do të fokusohet tek qëndrimi estetik. Asnjëherë s’e kam thënë që kam trupin perfekt. Këtë hipotezë e kanë ngritur mediat dhe njerëzit, dhe janë po të njëjtët që e përqafojnë apo rrëzojnë,”-shton ajo.

SHKARKO APP