Ëndrra e nje  muaji fushate, më e  bukur sesa një muaj mjalti …

Në  cdo parti politike ka  shume njerëz me kontribute historike dhe familjare te tyre  per partinë që  i përfaqëson dhe sa herë  mendojnë  që  u erdhi radha te promovohen dhe të jenë ata  njerezit që të ndihmojnë  bazën dhe komunitetin e tyre ku jetojnë,  si ura lidhëse për një  shoqëri të shëndoshë dalin në  skenë miqtë   e mikeshat  e oborrit qe ne opozitë bëjnë  biznes e kur të  afrohet pushteti janë  të  parët në  listë  sepse kanë  disa “ lekë “ që  u teprojnë   dhe duan te bëjnë  “humanizëm” me  anëtarët  e partisë  për  të  paguar ndonje drekë  apo darkë  halli për të  motivuar njerëzit për të  bërë  fushatën..

Nuk ka rëndësi  sesa kontribout ke ? apo cfar  Cv ke ..? nuk ka rëndësi nëse të  njeh apo te plq baza e Partisë  mjafto të  pëlqeje oborri  i  saj për atë  që  ke ..

Dhe më  shpejt  e  shiko emrin në  listën  për deputet sesa kur zgjohesh nga një  ëndërr e keqe..

Fushata elektorale të  duket si një   copëz ëndërr e bukur kur shikon kandidatin për deputet krah për krah me ty duke dalë  shtëpi  në  shtëpi  me “bllokun” e famshëm në  dorë e me servilat e tij intelektual në  krah duke shënuar cdo hall dhe problem  të  komunitetit  që  do marrë  zgjidhjen sapo  Ne të vijmë  në  pushtet..

Fraza më  e bukur e një  fushate është  kur njerëzve më  kontributore te partisë  u thuhet që do jeni Ju nesër  Ata që  do përfaqësoni  këtë  komunitet dhe jeni ju ura lidhëse e zgjidhjes së  problemeve të ndryshme,,,

Ëndrra vazhdon të  jetë  e bukur sepse për një  muaj fushatë   tel është  i hapur  dhe disponibileti i kandidatit është për tu admiruar saqë  të  gjithë  Ne fillojmë  e besojmë  se ëndrra po bëhet realiteti por fatkeqësisht deri tek numërimi i kutisë së  fundit..

Këtu  fillon realiteti për  kontribuesit e Partisë  sepse në  këtë  moment ata kërkojne me të  drejtë vlerësimin për idealin dhe kontributin që  kanë  dhënë  për  atë  vendin e punës që  do ishte ura lidhëse  për komunitetin sepse kur ata shkojnë  të  interesohen për  vendin që  duhet e shikojnë  që është i zënë  sepse oborri i depuetetëve është  aty nuk ka rëndësi  nëse vjen nga kundërshtarët apo nga rruga apo dhe më  keq pa asnjë  diplomë  mjafto që  është  i ‘shefit” dhe JU si njerëzit që i bëtë  të  gjitha në  fushatë  do merrni ndonjë  koc të  kalbur të  lënë  pa dashje pa u zënë  dhe nëse e refuzon ti do ngelesh jashtë  përgjithmonë..

E pra kjo është  ëndrra e një  muaji të bukur fushate që  është  dhe më  i bukur sesa një  muaj mjalti.

Miqtë  e mi të  partive të  ndryshme meqë jemi në  vite elektoral mos gaboni më  sic bëni gjithmonië që ëndërroni  në  muaj fushate por zgjohuni dhe vlerësoni  kandidatin  meqë  nuk e keni në  dorë  ta propozoni të  paktën mendohuni e pastaj votoni…

Historia po tregon që  nëse të  “ mashtro “ njëhere do ta bëj përherë  ose sic thotë populli “ujku  qimen e ndërron  por zakonin se harron”.

Prandaj ka ardhur koha që  ky fenomen të  vlerësohet vetëm me votë  sepse mundësi  tjetër nuk ka..

Mendo për  3 vitet që humbe mbas kandidatit e pastaj vendos nëse do e votosh sërish…

Trëndafil Brati

SHKARKO APP