Energjia e rinovueshme, investitorët danezë me sytë nga Lezha

Investitorët danezë kanë shfaqur interes për të formësuar në Lezhë projekte në fushën e energjisë së rinovueshme ku mund të instalohen fusha me mullinj ere dhe panele diellore për të shfrytëzuar burimet e zonës. Grupi i investitorëve e paraqiti projektin tek kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Helge Andersen: “Ne e dimë që energjia këtu në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet dhe po shikojmë mundësitë e tjera të prodhimit të energjisë nga era dhe energjia e diellit sepse është një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë dhe ne dimë se do të ndodhë herët apo vonë. Energjia e hidrocentraleve nuk do të mjaftojë pasi ka një kërkesë të lartë dhe shumë kosto. Ndaj dhe ne jemi të interesuar të investojmë në këtë drejtim”

Kryebashkiaku Frrokaj u shpreh se Lezha është një vend mjaft i favorshëm për të investuar në fushën e energjisë së rinovueshme, duke garantuar se insitucioni që ai drejton do të jetë bashkëpunues në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fran Frrokaj: “Lezha është një vend me shumë mundësi të mëdha në këtë drejtim. Ka rreth 280 ditë në vit me diell.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Investitoret danezë do të kërkojnë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare me qëllim që projekti i tyre të bëhet realitet në një kohë të shpejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?