Eni Koçi flet për lidhjen me futbollistin Xherdan Shaqiri

Lidhja e mundshme mes Eni Koçit me futbollistit Xherdan Shaqiri është një ndër më të përfolurat, por dyshja kishte vendosur që të mos komentonte. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Eni u shpreh për herë të parë lidhur me të duke mohuar çdo thashethem.

“Kemi rastisur jashtë, por nuk ka asnjë gjë të tillë. Nuk krijohet lidhja me disa pëlqime. Kur të kem diçka nuk kam përse ta fsheh. Di vetëm që është futbollist dhe luan me Zvicrën. Kaq di…nuk jemi martuar ende”, u përgjigj këngëtarja me ironi.

Ndërsa u pyet për arsyen se nuk ka krijuar ndonjë lidhje, përgjigjja e saj ishte se për momentin ka prioritete të tjera dhe se kjo nuk është koha e duhur.(syri)

Image

 

SHKARKO APP