Eni Vasili flet për puthjen e Ramës
Eni Vasili, moderatorja e “Studio e Hapur” në “News 24” ka rrëfyer sot në një intervistë për të përditshmen “Panorama” puthjen e dorës nga ana e kryeministrit në fund të programit të së martës dhe paktin që kish bërë me të përpara nisjes së programit.
Të martën që lamë pas ju kishit një intervistë me Kryeministrin Rama, aty ai dukej disi më i relaksuar në krahasim me intervistat e mëparshme ku vihej re tensioni dhe nervozizmi. Si mendoni, ishte merita e pushimeve në Miami apo e moderatores?
Nuk mendoj që Kryeministri ishte i relaksuar, për sa kohë patëm 120 minuta të tensionuara të një interviste, ku z.Rama pranoi të fliste edhe për çështje që i prekte për herë të parë. Disa minuta përpara intervistës, unë dhe shefi i qeverisë bëmë një pakt që të respektonim mendimin e njëritjetrit deri në artikulimin e plotë të tij, pa bërë debate ose replika si qëllim në vetvete apo për të bërë thjesht shoë, por në funksion të përmbajtjes dhe synimit të informimit e sqarimit të publikut. Mendoj që në disa pasazhe ia arritëm, në disa të tjerë jo, por ishte një hap i parë drejt një lloji interviste që i shërben më tepër publikut, sesa matjes së audiencës. Fakti që Kryeministri e pranoi këtë pakt dhe e respektoi deri diku, mendoj që ka si shkak një sërë kritikash që i janë bërë nga faktorë të ndryshëm mediatikë, ose jo, për mënyrën si performon në studiot televizive e sidomos në intervistat e formateve të emisioneve politike. Mbi qasjen e Kryeministrit në disa raste të tensionuar deri në arrogancë ndaj pyetjeve dhe vetë gazetarëve që drejtojnë këto emisione, janë bërë disa shkrime dhe editoriale. Kujtoj që gjatë intervistës pararendëse me Kryeministrin, në përgjigje të insisdarkën e fundvitit me median, ku në ndryshim nga një vit më parë, fjalimi i tij ishte pa thumbat e ironitë që përshkruan fjalimin pararendës.
Gjesti i puthjes së dorës në fund të programit nga ana e tij u komentua shumë në media, ju si e interpretuat?
Thjesht si një gjest mirësjelljeje, një përshëndetje elegante dhe formale në shenjë respekti.