Era Istrefi arrin deri tek familja Kardashian

Pasi çmendi Twitter-in në Shtetet e Bashkuara, e bëri këngën pjesë të “iTunes” dhe mori një reklamë të mirë nga aktorja hollivudiane Chloe Grace Mortez, tashmë Era Istrefi duket se dalëngadalë i është afruar edhe familjes më të përfolur në botë, asaj Kardashian.

Ka qenë pikërisht artisti i makeup-it i preferuar i motrave të famshme, shqiptari Mario Dedivanovic, i cili ka postuar në Instagram një sekuencë nga klipi “Bon Bon” i Era Istrefit. “Ayyyyee shqipe,” ka shkruar ai në diçiturën e videos duke ia prezantuar këngëtaren 2 milion ndjekësve të tij dhe me siguri edhe motrave Kardashian.

Dhe duke qenë se “Bon Bon” e ka goditur aq shumë Marion, mbase kjo është një nga këngët që ai mban në sfond teksa i bën makeup-in Kim Kardashian. Por nëse edhe Kim Kardashian e ka pëlqyer këngën, a s’do t’’ja tregonte atë edhe bashkëshortit… i cili është Kanye West?

 

 

SHKARKO APP