Erion Braçe apel prindërve: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, dëgjoni mjekët!
Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme.
Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është tre vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë.
“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira, prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.
Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekër. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj”, thotë Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

