Erion Braçe denoncon rastin: Postieri i mori pensionin familjes pasi qytetari ndërroi jetë

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka denoncuar një rast të rëndë në Tiranë, ku sipas tij një postier ka kërkuar mbrapsht pensionin e një qytetari pasi kishte mësuar se ai kishte ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Gugash Kamberin, i cili sipas Braçes ishte një mbështetës i Partisë Socialiste dhe një qytetar aktiv deri në fund të jetës së tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi veprimin si të papranueshëm dhe jo njerëzor. Ai shkruan se postieri fillimisht kishte dorëzuar pensionin në familje, por më pas ishte kthyer për ta marrë atë mbrapsht.

Postimi i plotë

Gugash Kamberi ishte një burrë, një prind, një gjysh i mirë – mbeti i tillë, dhe do të mbetet i tillë! Një jetë e tërë e ndërtuar përmes punës, nderit, dinjitetit dhe mirësisë;
një sëmundje që e kufizoi, por që nuk e ndali. Ishte aktiv deri në fund! Gugash Kamberi ishte një socialist, në krye të një familjeje që na ka mbështetur pafund. Edhe unë mora mbështetje, kur erdha në Tiranë, prej tij dhe familjes së tij. Ashtu i paralizuar, nuk mungoi: erdhi në qendrën e votimit një vit më parë dhe votoi edhe një herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mua më mahnit forca dhe vendosmëria e njerëzve të tillë. Mbi të gjitha, më bën përgjegjës ndaj tyre dhe familjeve të tyre! Dua të ngushëlloj familjen Kamberi, të gjithë të dashurit dhe miqtë e tyre, kudo që janë – te “5-shi”, te “9-ta” e kudo tjetër. Gugash, të qoftë i lehtë dheu në gjoks! U kujtofsh dhe u nderofsh siç ishe – i mirë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani kam edhe dy fjalë: Mësova nga familjarët që sot ishte paraqitur në familje postieri dhe kishte dorëzuar pensionin (të ardhurat). Më pas, në drekë, ishte paraqitur përsëri dhe kishte kërkuar mbrapsht pensionin (të ardhurat). Nuk e di ku e gjeni kurajon ta bëni këtë në një ditë si kjo?! Nuk di… jam pa fjalë! Ka qenë gjallë në mars. Ishte gjallë edhe sot, më 1 prill. Bëhuni njerëz!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?