Erion Braçe: E kam seriozisht për bashkinë e Tiranës, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka konfirmuar se do të garojë në 2027 për kryetar bashkie.
Reagimi i plotë i Braçes:
Jo, nuk po tallem!
E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund bashkë me ju!
Së pari e mbi të gjitha shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen përmes tyre, vlerësimin po përmes tyre, inkurajimin po përmes tyre;
Ju jam shumë mirënjohës!
E dyta, dua t’i kërkoj ndjesë secilit ndër ju që më keni shkruar e nuk i kam kthyer një “FALEMINDERIT” pas; veçanërisht atyre që më kane shkruar në Messenger te Facebook, në DM e Instagram; besoj që atyre në Whatsapp u jam përgjigjur të gjithëve.
Ndërkohë, mes mesazheve pyetja me e përsëritur është:
E ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit?
Atëherë dy gjëra:
Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo.
Po, e kam seriozisht e do ti shkoj deri ne fund bashke me ju!
Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal, jam tërësisht i çliruar nga këto;
por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por të mirën e tij!
KOHA JONË SONDAZH

