Erion Braçe, kritika ministrisë së Bujqësisë: S’blejmë dot nga prodhuesit tanë, importojmë nga serbi

Është mbledhur Komisioni i Ekonomisë në një seancë dëgjimore me grupet e interesit për paketën Fiskale.

Në mbështetje të blegtorëve dhe fermerëve ka dalë deputeti i PS Erion Braçe, i cili tha se kërkesat e tyre janë bërë edhe më parë, por sipas tij nuk janë marrë në konsideratë nga ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë.

Propozimet e zotërisë nuk janë për herë të parë, ka vite që i bën, i kanë dëgjuar dhe ministrat. Problemi është që koha ikën, dhe koha për ta është një lopë që kalon moshën, që nuk prodhon më shumë, një fermë që digjet, përmbytet e kështu me radhë. Të gjitha propozimet që bëri dhe i ka bërë kohë pas kohe, nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, janë rregullime në atë që kemi sot pa shtuar asnjë lek kosto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo historia që ministria thotë që do e bëjmë kështu siç themi ne, ka sjellë këtë gjendje. Ka dy muaj në detyrë ministri i Bujqësisë, mund të reflektonte, por tha që “jam i kënaqur”. Ministri i Financave i ka dëgjuar këto problematika. Ndërsa për përfaqësuesin e dhomës së tregtisë, e kuptoj pse nuk kanë ardhur sot këtu”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gentjan Lalaj, nga shoqata e blegtorëve, prodhues të qumështit, u ndal në disa problematika që has ky sektor, duke kërkuar ndër të tjera që vendoset një barazim në TVSH, dhe që blegtorët vendas të kenë mundësinë që të shesin prodhimet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?