Erion Braçe parlajmëron Tatimet dhe AKU-në: Do të bëj kallëzim penal!
Erion Braçe, ka folur sot në Kuvend lidhur me drejtorinë e Tatimeve dhe AKU-në për shkresa që deputeti i PS-së u ka dërguar këtyre institucioneve, për të cilat thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Kam bërë një kërkesë për interpelancë, mbivendosen dhe dalin jashtë afatit. Nuk janë me racion, instrumenti parlamentar nuk mund të përdoret me racion. Pasi është tejkaluar çdo lloj afati me Drejtorinë e Tatimeve, AKU, do të shkojmë drejt kallëzimit penal, që është legjitim. Përgjegjësia për konfidencialitetin është e imja, nuk kam kërkuar asgjë përveçse një listë me emrat e kompanive që janë kontrolluar“, tha Braçe.
“Është e vërtetë që jemi në kufijtë e afatit, është parashikuar në seancën e radhës. Ju siguroj që nuk është çështje e Kuvendit. Duke respektuar edhe axhendën e Kuvendit dhe të ministres, është kërkuar koha e nevojshme. Ju sigurojmë që në seancën e radhës do të rezervojmë kohën për pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit. Sa i përket pjesës tjetër, përgjigjja ndaj kërkesës për informacion, bashkohem me ju. Duhet të respektojnë ligjin për transparencë dhe dhënie informacioni“, ia ka kthyer Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

