Erion Braçe publikon fotot e qytetarit: Rruga e Durrësit vijon të jetë tokë e xanun
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar sërish zënien e hapësirave publike në kryeqytet. Deputeti socialist ka ndarë disa foto, që ia ka nisur një qytetar nga “Rruga e Durrësit”.
Postimi i Braçes në rrjetet sociale:
O me deputet si u gdhinë se pash që u mërzitë dje e më the se ona e majtë ke Mustafaj është në prona private. Prap ke e djathta e le fojin. Na shife në rrugë të Durrësit këtu rresme, jashtë pallatit majtas e djthas, me shtylla e tenda se në na sharove ti. Po tani do më thush prapë pronë private”.
Eshte i njëjti dhe kam të njëjtën përgjigje: prit fundin na kanë thënë!

KOHA JONË SONDAZH

