Erion Veliaj feston ditëlindjen: Ju falënderoj që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin
Kreu Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditëlindje “të pazakontë” siç e përshkruan ai.
“Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga zemra!”, shkruan Veliaj në një mesazh në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

