Erion Veliaj lë paraburgimin e Durrësit, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese i rrethuar nga policët

Erion Veliaj do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit dhe ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj mbërriti me një furgon policie.

I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Veliaj shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Veliaj mbërrin në Gjykatë i prangosur, prezencë e shtuar e policisë, pritet me brohoritma

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?