Erisa Xhixho: Ja pse gratë dhe vajzat do votojnë numrin 1, LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim për Integrim organizoi një takim me gra dhe vjza të Lushnjës, ku u prezantuan kandidatet për deputete të LSI-së në qarkun e Fierit. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta si edhe kandidatet për deputete të LSI-së të qarkut Fier.

Gjatë këtij takimi Vasili duke iu drejtuar grave dhe vajzave të pranishëm, foli për programin e LSI-së për uljen e taksave që do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset, si edhe për prioritetet që do të ketë drejtimi i ri i qeverisë me LSI-në forcë të parë.  Kryetari i LSI-së u shpreh se bujqësia do të jetë në fokusin e programit qeverisës, ndërsa biznesi do të ketë mbështetje më të madhe me LSI-në forcë të parë.  Gjithashtu, në këtë takim e morën fjalën edhe kandidatet e LSI-së në qarkun e Fierit.

Erisa Xhixho theksoi se beson te një politikë ndryshe, që kujdeset për qytetarët e saj çdo ditë dhe jo njëherë në katër vjet. Xhixho u shpreh se kjo është fryma evropiane që duhet të mbizotërojë politikën shqiptare. “Sot që jam nënë dhe që kandidoj për herë të parë në titullin nënë, ndjej dyfish respekt për ju, për të gjitha sakrificat që duhet të bëni çdo ditë për të menaxhuar familjen dhe për të çuar para kauzën e vendit tonë të një drejtimi të ri, që kërkon vendi ynë. Unë vij këtu jo thjesht si një politikane, por si një qytetare, që ka zgjedhur të jetojë në vendin e saj dhe të ndërtojë të ardhmen e saj në Shqipëri. Më 25 qershor, ne i themi ‘mjaft’ konfliktit, një politike arrogante. Më 25 qershor gratë dhe vajzat votojnë numrin 1. Unë besoj te një politikë ndryshe, te një politikë që kujdeset për qytetarët e saj çdo ditë dhe jo njëherë në katër vjet. Kjo është fryma evropiane që duhet të mbizotërojë politikën shqiptare. Këto nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, këtu ndahemi nga politika arrogante dhe dëlirit me politikën e qetësisë dhe dashurisë”,- tha Erisa Xhixho.

 Fjala e plotë e kandidates për deputete e LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho në takimin e Lushnjës: 

Jam shumë e nderuar që jam pjesë e kandidatëve për deputetë dhe përfaqësoj në radhë të parë, zonjat, gratë, vajzat e Lushnjës, Qarkut të Fierit dhe gjithë punëtoreve të palodhura, nënave, të cilat kërkojnë një Lushnjë më të zhvilluar. Dhe pa dyshim, një Lushnjë më e zhvilluar kërkon integrim në tregun e punës të të gjithë grave dhe vajzave. Kemi një plan konkret për punësimin në radhë të parë të grave dhe vajzave.

LSI kërkon fuqizimin e bujqësisë, sepse bujqësia mund të hapë vende të reja pune, kjo duke trefishuar buxhetin në katër vitet e ardhshme të drejtimit të vendit nga LSI. Sepse, duke mbështetur bujqësinë, ne mbështesim familjet tuaja, punësimin tuaj. Me një politikë konkrete në mbështetje të biznesit, për uljen e taksave, dhe hapjen e vendeve të reja të punës, në radhë të parë për vajzat dhe gratë e Lushnjës, Qarkut të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë.

Ne gruan e duam të mirarsimuar, prandaj do mbështesim fort arsimin profesional, i cili e lidh atë me tregun e punës, në mënyrë që ajo të krijojë ekonominë e saj për të menaxhuar familjen, por dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve sociale dhe politike.

Sot që jam nënë dhe që kandidoj për herë të parë në titullin nënë, ndjej dyfish respekt për ju, për të gjitha sakrificat që duhet të bëni çdo ditë për të menaxhuar familjen dhe për të çuar para kauzën e vendit tonë të një drejtimi të ri, që kërkon vendi ynë. Unë vij këtu jo thjesht si një politikane, por si një qytetare, që ka zgjedhur të jetojë në vendin e saj dhe të ndërtojë të ardhmen e saj në Shqipëri. Më 25 qershor, ne i themi ‘mjaft’ konfliktit, një politike arrogante. Më 25 qershor gratë dhe vajzat votojnë numrin 1. Unë besoj te një politikë ndryshe, te një politikë që kujdeset për qytetarët e saj çdo ditë dhe jo njëherë në katër vjet. Kjo është fryma evropiane që duhet të mbizotërojë politikën shqiptare. Këto nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, këtu ndahemi nga politika arrogante dhe dëlirit me politikën e qetësisë dhe dashurisë.

Ju ftoj që më datë 25 qershor të bëjmë një kthesë për vendin tonë. Unë ju garantoj që nesër në Parlament unë do të flas për hallet dhe shqetësimet e Lushnjës dhe të gjithë Qarkut të Fierit. Sepse kjo është politika e qytetarëve, e një shprese për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.

SHKARKO APP