Erjoni rreh Almën, arrestohet nga policia. Rrëfimi: Ka 4 muaj që më dhunon

Dje qante dhe bënte deklarata dashurie që e dashura të kthehej sërish në krahët e tij, ndërsa sot është vënë në pranga pasi akuzohet për dhunë ndaj saj.

Bëhet fjalë për çiftin më të famshëm për momentin në Shqipëri, Erjonin dhe Almën.

Mësohet se ka qenë Alma ajo që ka kallëzuar se në 4 muaj bashkëjetesë me të ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Fill pas kësaj, 35-vjeçari është arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin: Erjon Sulohoxhaj, 35 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”, ( i dënuar më parë për vjedhje). Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasja A.N, 39 vjeçe, kallëzon se prej katër muajsh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal

/BW

SHKARKO APP