Erl Murati: Protestat janë “prova gjenerale” të 30 qershorit
Gazetari Erl Murati nga studio e lajmeve në RTV Ora ku komentoi situatën politike aktuale dhe aksionin e sotëm të opozitës u shpreh se protestat e vazhdueshme të opozitës janë “provat gjenerale” për në 30 qershor.
Erl Murati: Këto pamje janë “prova gjenerale” të 30 qershorit. Ne shohim radikalizimin hap pas hapi të opozitës dhe nga ana tjetër shohim përpjektje të vazhdueshme të qeverisë për të dhënë atë idenë se nuk po ndodh asgjë dhe nuk po përjetojmë asnjë krizë politike. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo nuk është një situatë politike normale, por problemi është që kjo situatë rrezikon të përshkallëzohet në 30 qershor duke qenë se opozita ka deklaruar se jo vetëm nuk të marrë pjesë në zgjedhje, por do të bllokojë edhe fizikisht ato.