Ermal Mamaqi: 10 kile më pak….. kur lan rrobat me dorë

Ermal Mamaqi para fillimit të sezonit të ri televiziv me programin e tij ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket tepër elegant.

Këtë foto Mamaqi e ka shoqëruar me fjalët“-10 kile. Eh… kur i lan rrobat me dorë”.

Pas këtij statusi në rrjetet sociale ka nisur humori dhe batutat me shpërndarjen e lajmit me titullin: “Ermali dobësohet duke bërë punët e shtëpisë”.

I pyetur nga gazeta “Panorama” për mënyrën që ka ndjekur për t’u dobësuar brenda dy muajve, Ermali ka thënë: “U bëra vegjetarian, nuk konsumova bulmet dhe piva shumë ujë gjatë ditës, dhe kjo dha rezultatin që shihni! Nuk mund të them se kam mbajtur dietë strikte, përveçse ndoqa disa këshilla nga një shoku im rus”, tha ai.

SHKARKO APP