Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti takohen me emra të tjerë demokratë për NDRYSHIME në PD
Ish-deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike që kanë pasur kritika ndaj lidershipit dhe Sali Berishës në lidhje me rezultatin e marrë më 11 Maj, kanë zhvilluar një takim në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet.
Ervin Salianji është ai që e thirri këtë takim, ku u bashkua Ilir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e Tiranës, dhe emra që në Primaret e PD-së para zgjedhjeve të 11 majit ishin më të votuarit, por nuk u përfshinë në listën e sigurt nga Berisha si Hysen Kadia, Aulon Kalaja, Xhemal Gjunkshi, Parid Mahmutaj, Qani Xhafa etj.
Fokusi kryesor i takimit ka qenë diskutimi për rrugëdalje në situatën ku është futur Partia Demokratike dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. PD pësoi disfatë në zgjedhjet e 11 majit dhe u tkurr në 50 mandate. Berisha u justifikua për vonesën e analizës duke thënë se raporti i ODIHR për zgjedhjet u publikua në fund të muajit tetor.
Bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë. PD-ja ka nevojë për NDRYSHIME të forta e të thella në lidership e në mënyrën e të bërit opozitë. Nëse nuk ka ndryshime as në zgjedhjet e vitit 2029 nuk vimë dot në pushtet. Dhe për me tepër po të ketë besim populli në PD tani që Rama ndodhet në pozitën me të dobët prej fakteve të fundit, opozita e rrëzon kryeministrin. Por kështu siç bën Berisha me “foltore” me 300 veta, nuk frikësohet kryeministri- thanë burime të besuara nga takimi.
Emrat që morën pjesë në takimin e thirrur nga Ervin Salianji:
1-Ilir Alimehmeti
2-Gentian Cela
3-Qani Xhafa
4-Aulon Kalaja
5-Ted Kolliku
6-Alma Kore
7-Parid Mahmutaj
8-Xhemajl Gjunkshi
9-Hysen Kadiu e disa të tjerë me kontribute në PD.
Ndërkohë grupi i deputetëve antiSali që ishte para një viti, të kryesuar nga Gazment Bardhi, janë shqetsuar se pse Ervin Salianji po fillon lëvizje për ndryshime në PD.
KOHA JONË SONDAZH

