Ervin Salianji në Durrës: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Në takimin e organizuar me qytetarët në Durrës, ai shtoi se lëvizja ka si qëllim ripërtëritjen e PD dhe kthimin e saj në një alternativë qeverisëse. Po ashtu Salianji tha se ndryshimi që të gjithë presin do të nisë nga ‘kjo sallë’, e cila sipas tij është e mbushur me energji të pashtershme, por që shumë prej tyre nuk u jepet mundësia.

“Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbim nuk keni kërkuar asgjë.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhen zbukuruar dhe as nuk duhen relativizur. Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësinë e çdo politikani në PD, i votuar apo i pa votuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di”, tha mes të tjerash Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?