Është shkarkuar për paaftësi kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova. Ka edhe dosje në SPAK

Është shkarkuar nga detyra kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Vendimi është marrë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët prej muajsh raportojnë mungesë serioze të ujit në banesat e tyre.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në krye të institucionit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një plan konkret për zgjidhjen e krizës së ujit në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas banorëve të disa zonave të Tiranës, furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh dhe pakënaqësi në masë, veçanërisht për familjet me fëmijë, të moshuar apo persona me nevoja të veçanta.

Por burime të mirëbesuara thanë se Skerdi Drenova ka edhe dosje në SPAK. Hetimet janë për tenderat kur ishte drejtor në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?