Euro 2016, “në rrezik” Holanda e pamposhtur e dy botërorëve të fundit

Eliminatoret e Euro 2016 do të zbresin në fushë disa nga skuadrat më të mëdha të kontinentit ku Holanda rrezikon seriozisht rrugën drejt Francës.

Tulipanët nuk kanë alternativë tjetër përveç fitores në transfertën e Kazakistanit për të mbajtur gjallë shpresat në grupin A, ku renditen në vendin e 4-ët me 2 pikë më pak se Turqia që aktualisht ndodhet në zonën “Play- off”. Holanda do të shpresojë në një disfatë të skuadrës së Terim që viziton Pragën në një 90 minutësh të zjarrtë përballë Çekisë që e ka siguruar kualifikimin në europian. Holanda apo Turqia? Një fitore e tulipanëve e kombinuar me një humbje të Turqisë do t’i bënte më të lehta gjërat për ekipin portokalli që synon një biletë për në “Play off”.  Por si është e mundur që Holanda me futbollistë të klasit botëror, skuadra nën-kampione e Kupës së Botës 2010, dhe e treta e Kupës së Botës, Brazil 2014, rrezikon të mos kualifikohet në “Euro 2016”, event ku marrin pjesë gati gjysma e kontinentit. Kujtojmè se Holanda u largua pa u mundur në fushë, në dy eventet e kaluara, vetëm pas 11-metërshave nga Spanja 2010 dhe Argjentina 2014.  Analistët që e njohin  mirë ambjentin portokalli e shpjegojnë këtë fakt, me përgatitjet e parakohshme që ka nisur kjo skuadër për të fituar Botërorin Rusia 2018. Kjo shihet edhe sepse Holanda nuk është aspak në presion, që po rrezikon tashmë kualifikimin në Europianin francez.  

Në sfidën e tretë, Islanda pret Letoninë në një ndeshje që shërben thjesht sa për statistika pasi nordikët e kanë siguruar kualifikimin për më tej. Edhe në Grupin H, situata mbetet ende e paqartë me Italinë që kryeson me 18 pikë por duhet të kalojë pengesën Azerbajxhan për të hipotekuar kualifikimin. Ndjekësit e Norvegjisë kanë një test më te lehtë në letër kundër Maltës në Oslo, ndërsa Kroacia e vendit të tretë pret Bullgarinë.

Gjithsesi, shpresat për kroatët mbeten të vogla pasi me 14 pikë në klasifikim, e kanë pothuajse të pamundur të rifitojnë pozitat në vendin e dytë, duke shpresuar që një gjë të tillë ta bëjnë në ndeshjet e fundit pasi Italia pret Norvegjinë, ndërsa ballkanasit sfidojnë Maltën. Në Grupin B, Uellsi i Gareth Bale do të kërkojë të paktën një pikë në transfertën e Bosnje Hercegovinës pasi kryesojnë me 18 pikë, 1 më shumë se Belgjika që viziton Andorrën. Lufta e vërtetë do të luhet për vendin e tretë pasi Izraeli është në zonën “Play off” me 13 pikë, 2 më shumë se Bosnja por duhet të kalojë Qipron dhe të shpresojë te një rezultat negativ i ballkanasve për të konsoliduar pozitat.

SHKARKO APP