Europa përball terrorizmit
Nga Gëzim Llojdia
Vetëm 6 muaj më parë një analistë i njohur botëror kishte paralajmëruar se xhihadistët janë rrezik se do të depërtojnë në Evropë me refugjatët sirian dhe të vendeve të tjera. E vërteta është se Evropa plakë nuk zë mend nga këto dhe me tolerancën e saj të gjerë shkakton shpesh disfata të mëdha. Siria është shkaku ku terrorizmi krijoi faktor për të krijuar një shtet terroristësh të quajtur ISS. Terroristët nga bota nxituan të shkojnë atje për tu gjendur pranë ideve të tyre të terrorit .Po c‘bëri Evropa dhe SHBA? Prej krijimit të këtij grupi terroristësh Evropa dhe SHBA qëndronin serhirxhinjë .Sulmet, që kanë nisur së fundi kanë dhënë fare pak rezultate kur duhet ti shuanin apo më sak ti digjnin si dikur me napalm terroristët që vrasin masivisht në shtetin tyre të terrorit dhe përtej deti deri sa sulmet e tyre mbërritën të premten e 13 nëntorit në zemër të Parisit. Marrja përsipër e sulmeve nga ISS është një dëshmi se ky shtet duhet zhdukur një orë e më parë nga harta e botës. Tolerimi, që ju bë solli pasojat që sot kryeqendra botërore e kulturës derdh lot e vendos lule .
-A nuk kishin thënë me kohë xhihadistët se do të godasin në Evropë? Goditën. A nuk kishin thënë do tju masakrojnë dhe masakruan? -A nuk kishin thënë se ne do të bëjmë terror dhe e bënë? Detyra e terroristëve kjo është dhe ata e shpunë deri në fund misionin e tyre vrasës ,pyetja është se përse liderët botëror ende nuk bien dakord që ky farë shteti terroristë të zhduket 24 orë e më parë nga faqja e dheut. 150 viktima mos vallë janë pak pas Charlie Hebdo? Si shpjegohet, që Evropa plakë braktisi shqiptarët dhe banorët evropianë të Ballkanit duke i kthyer në shtëpit e tyre ndërsa refugjatet sirian.iraken,afgane dhe të tjerë të refugjatë lufte mes të cilëvevka edhe plotë terroristë të ikur nga lufta e të kamufluar si refugjate i mirëpriti me dashamirësin e saj të pakuptim. Do të citojë vetëm një rrëfim të një miku tim në Athinë. Ai punonte në Pire dhe çfarë më rrëfeu? Emigrimi iu refugjatëve drejt Evropës nuk ishte i paqëllimtë.Sirianët kur merrnin mjete transporti detar,kryesisht vaporë nuk zbarkoni as me forcë në Pire ,por kërkonin të shkonin deri në Selanik për tu hedhur më tej në vendet e tjera drejt Gjermanisë.
Ata nuk ishin aq të këputur dhe të dërmuar si refugjatët kosovarë në luftën e Kosovës, pas masakrave serbe apo si shumica e refugjatëve të tjerë që ikin nga trojet e tyre për shkak të luftës. Ata ishin të veshur me pantallona dhe këmisha e rroba firmato,me çanta të modës,dhe me celularë të fundit .Me vete kishin dollarë dhe euro me destinacione të përcaktuara ata ngjanin më tepër si turistë dhe jo si refugjatë lufte. Ata madje nuk pranuan të shkonin në vendet nordike se atje bënte ftohtë. Sa vite u rropatën shqiptarët ndër ambasada,për të hyrë në Evropën tonë pa patur fare. Siria është shkaku ku terrorizmi krijoi faktor për të krijuar një shtet terroristësh të quajtur ISS. Terroristët nga bota nxituan të shkojnë atje për tu gjendur pranë ideve të tyre të terrorit .Po c‘bëri Evropa dhe SHBA? Përse Evropa dhe vendet tjera nuk ndërhyjnë me zgjidhje të problemit qoftë edhe me luftë për të larguar tiranët mes të cilëve Assad si shkaktarë të kësaj gjendje.