Europa Qendrore e Lindore, kanë epërsi në koston e burimeve njerëzore

 

Siç është deklaruar dhe nga vetë Edi Rama, se ai gjendet në Kinë, në takimin e udhëheqësve të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Sot me datë 24 nëntor dhe nesër në qytetin Suzhou të Kinës Jugore, organizohet ky takim i liderëve.

Nga këtë takim marrin pjesë; Kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bullgarisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Sipas sondazhit mbi temat kryesore të këtij samiti, 60.1% e të anketuarve përzgjodhën investimet dhe çështjet ekonomike tregtare. Përveç kësaj, 46.2% e të anketuarve nënvizuan ndërlidhshmërinë. 66.7% e të anketuarve mendojnë se vendet e ndryshme të Europës Qendrore e Lindore kanë epërsi koston e burimeve njerëzore, në krahasim me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. 58.1% e të anketuarve mendojnë se pozicioni i favorshëm gjeografik mund të lidhë tërë kontinentin europian dhe krijon kushte më të favorshme për investimet kineze në Europë.

Pjesëmarrësit në sondazh shpresojnë që Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore do të forcojnë bashkëpunimin, për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të krijuar më shumë vende pune, në favor të përmirësimit të jetës së popujve të këtij rajoni. Kryeministri kinez Li Keqiang dhe udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojnë bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh. Investimet e ndryshme në Shqipëri por dhe bashkëpunime në fushën e financës, kontrollit të cilësisë së produkteve bujqësore, apo dhe të shkëmbimeve kulturore, janë disa nga pikat që vendi ynë, prêt një miratim për bashkëpunim.

Pas takimit, pritet të publikohet “Programi afatmesëm i bashkëpunimit 16+1” dhe “Programi i Suzhou-t”.

R.Sh

SHKARKO APP