Eurosocialistët e Tiranës i vjedhin pallton, Majkos.Policët në kërkim

Deputeti Pandeli Majko ka humbur pallton e tij në takimin me të rinjtë e Tiranës ditën e diele. Ky informacion vjen nga Panorama. Nderkohe ministri Tahiri ka mobilizuar nje skuader policie per te gjetur pallton e ish-kryeministrit Majko. Mbreme palltoja, sipas pergjuesit qe i kishin vendosur vete ne jaken e palltos segmentet e kongresit te PS-se, ka levizur ne segmentin “21 dhjetori- Paskuqan”. Qente gjurmues kane ndjekur e rrethuar zonen ku jepte sinjalin palltoja e Majkos, por me pas ajo ka levizur ne drejtimin Paskuqan- Kashar. Dhe ku ka humbur gjurmet. Sot tre specialiste te policise se Tiranes dhe nje nga shik-u i ministrise se mbrojtjes po merrem me sinjalin e palltos, pasi duket se po i mbaron bateria pergjuesit e nuk do te kete shprese per gjetjen e palltos se ish-kryeministrit socialist. Kryeministri Rama ka dhene urdher Tahirit qe ose te gjendet palltoja ose t’i blihet nje pallto tjeter, siç e kishte dhe t’i dorezohet para Kongresit zotit Majko. Problemi eshte krijuar nga ministri Tahiri i cili ka thene se mos Majko e kupton se nuk i kemi sjelle pallton e tij dhe reagon ne kongres si nje “kokederr” socialist. Por i ka qetesuar Erion Veliaj  duke thene se “ai nuk mban mend se ç’thote e jo me te njoh pallton e tij!”. Majko ka qenë kryeministri i luftës së Kosovës dhe mbahet mend si patrioti me i flakte nga politikanet e asaj kohe.

Ngjarja e pazakontë ndodhi pas takimit ku prezent ishte edhe kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Tahiri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të Tiranës. Majko bashkë me Ramën, Tahirin, Veliajn e të tjerë, pas takimit kanë dalë nga selia në grup dhe janë shpërndarë te dera e jashtme e godinës së PS-së. Por pak para se të hipte në makinë, deputeti socialist është kujtuar se kishte me vete dhe pallton që e kishte lënë në sallë, keshtu shkruante edhe Panorama. Kur është kthyer aty, Majko nuk e ka gjetur pallton e tij, ndërsa ka nisur të pyesë ato pak të rinj të mbetur në holl.

Me një shqetësim të veshur edhe me humor, Majko ka nisur të pyesë edhe stafin e FRESSH-it dhe të PSsë së Tiranës që kishte organizuar aktivitetin, por në selinë rozë nuk kishte asnjë gjurmë të palltos së tij. Ai është larguar duke marrë premtimin se do të pyeten të rinjtë që kanë qenë bashkë me të nëse dikush e ka marrë pallton e tij gabimisht. Por ditën e hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Majko ka ardhur me një xhup vjeshtor dhe jo me pallto, gjë që tregon se palltoja e tij është ende në kërkim.

SHKARKO APP