Ministrja Evis Sala viziton në QSUT 6-vjeçaren e mbijetuar nga zjarri tragjik në Maliq

Në orët e mbrëmjes në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja N.A., e lënduar rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq në qarkun e Korçës. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 13:30, duke shkaktuar humbjen e jetës së nënës dhe vëllait të saj 14-vjeçar.

E mitura u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës. Pas vlerësimit të gjendjes, ajo u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë, ku po trajtohet nga një ekip i përbashkët mjekësh pediatër, reanimatorë dhe specialistë të djegie-plastikës, sipas protokolleve mjekësore në fuqi.

Pak minuta pas mbërritjes së vajzës në QSUT, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUT-se  Anxhela Paparizo, vizitoi spitalin dhe po ndjek nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllimet për humbjen tragjike të pjesëtarëve të familjes dhe ka konfirmuar angazhimin e plotë për ndjekjen e gjendjes shëndetësore të të miturës, minutë pas minute.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?