Evropa dhe dënimi me vdekje

Nga Brian J. Gaines*

Kur bombarduesi i Maratonës së Bostonit, Xhokar Carnaev u dënua me vdekje gati një vit më parë, Amerika dëshmoi edhe një tjetër debat të nxehtë mbi dobishmërinë, legjitimitetin dhe moralin e ekzekutimit të vrasësve. Disa nga familjarët e viktimave e përkrahën publikisht dënimin e fundit, ndërsa të tjerët mbrojtën dënimin me burgim të përjetshëm. Bashkimi Evropian, jo vetëm që e ndalon dënimin me vdekje në mesin e shteteve anëtare, por në mënyrë aktive u dërgon peticione kombeve të tjera, që t’i bashkohen vënies në jetë të një ndalimi universal të dënimit të vdekje. Në fakt, embargoja e Brukselit kundër eksportit të një lënde kimike që përdoret zakonisht për injeksionet vdekjeprurëse, i ka vështirësuar ekzekutimet në SHBA gjatë viteve të fundit. A e shohin shumica e evropianëve me vlerë këtë debat, dhe dënimin me vdekje si diçka amorale? Jo. Qeveritë evropiane kanë qenë të bashkuara, në denoncimin e dënimit me vdekje si një akt barbar dhe të dalë mode prej dekadash, por publiku i gjerë rrallë është konsultuar mbi këtë çështje. Referendumet janë të rralla në shumicën e vendeve të Evropës – me përjashtim të Zvicrës që nuk është anëtare e BE- dhe madje edhe anketuesit e kanë injoruar gjerësisht këtë temë në shumë vende evropiane, ndoshta për shkak të besimit se kundërshtimi ndaj dënimit me vdekje është i madh, apo se mbështetja e saj është e papëlqyeshme. Në një sondazh të marsit të vitit 2015, organizata ‘YouGov’ me porosi nga Institutit Hoover, kreu një sondazh në Francë dhe Britani (rreth 1.200 të intervistuar në secilin vend), ku qytetarët u pyetën se çfarë mendonin mbi dënimin kapital. Në mënyrë të veçantë, ata raportuan pikëpamjet dhe përshtypjet e tyre mbi qëndrimet e partive kryesore politike, në drejtim të arsyeshmërisë së dënimeve me vdekje për “disa krime të rënda, si vrasja me paramendim apo aktet e terrorizmit, të cilat shkaktojnë vdekje të shumta”.

Rezultatet tregojnë se për këtë çështje, partitë kryesore në dy prej kombeve më të mëdha të BE-së janë në diskordancë me shumicën e qytetarëve, që kanë për qëllim të përfaqësojnë. Në Mbretërinë e Bashkuar, opinioni prirej të favorizonte dënimin me vdekje, me 50 përqind të të intervistuarve që shpreheshin se e mbështesin dënimin me vdekje për krimet e rënda, dhe 35 përqind që ishin kundër (15 përqind thanë se nuk ishin të sigurtë). Një sondazh i mëhershëm në gusht të vitit 2014 nga ‘YouGov’, zbuloi 45 përqind mbështetje dhe 39 përqind kundërshtim, kështu që publiku mund të ketë kaluar në më shumë pro, edhe pse pyetjet nuk qenë identike. Ndërkohë e vetmja parti që perceptohej se ndodhej në anën e shumicës, qe partia populiste anti-BE e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), për të cilën 30 përqind e anketuesve mendonin se ishin pro dënimit me vdekje, përkundrejt 18 përqind që ishin kundër (shumica e të anketuarve ishin të sigurtë se çfarë pozicioni mban partia lidhur ndaj kësaj çështje). Të anketuarit i panë të gjitha partitë e tjera në kundërshtim me qëndrimin e tyre, me 44 përqind e të anketuarve që thanë se konservatorët kanë qenë kundër dënimit me antivdekje, krahasuar me 14 përqind që ishin pro – dhe më shumë se dhjetë herë më shumë të anketuar që u shprehën se Laburistët, Liberal Demokratët, dhe Partitë Kombëtare Skoceze, qenë në favor të dënimit kapital. Fituesit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar ishin konservatorët, të cilët morën një tjetër mandat qeverisës dhe Partia Kombëtare Skoceze, e cila u rrit në 56 vende, duke shënuar një spastrim të partive të tjera në atë pjesë të Britanisë. Por ndërsa UKIP fitoi vetëm një vend në parlament, kandidatët e saj morën më shumë se 12 përqind të votave, një rezultat mbresëlënës që megjithatë nuk u reflektua në vende parlamentare për shkak të sistemit zgjedhor.

Për më tepër, fushata i kushtoi pak diskutime dënimit kapital, kështu që kandidatët e UKIP humbën një mundësi për të miratuar (ose reklamuar) një pozitë të veçantë dhe popullore. Përgjatë kanalit, shumë francezë të anketuar ndoshta kujtuan sulmin mbi redaksinë e revistës ‘Charlie Hebdo’ që shkaktoi 12 të vdekur, duke iu përgjigjur pyetjes së sondazhit në lidhje me dënimin kapital. Pra, ndoshta s’është t’u habitur që francezët qenë edhe më shumë në favor të dënimin me vdekje se sa britanikët, me 53 përqind që e miratuan atë, dhe vetëm 29 përqind nuk e mbështesin. Të anketuarit, e panë në shumicë dërrmuese Frontin Kombëtar të krahut të djathtë në Francë, si mbajtës të pozitës së shumicës, me asnjë parti tjetër që nuk u perceptua gjerësisht si në favor të dënimit me vdekje. Rivendosja e dënimit me vdekje, nuk është ndoshta një prioritet kryesor për shumë votues evropianë, edhe pse në nëntor të vitit të kaluar sulmet islamike terroriste në Paris, sollën ndodhta në qendër të vëmendjes të shumë njerëzve temën e ndëshkimit me vdekje të vrasësve në masë, me qëllim frenimin e akteve të ngjashme në të ardhmen. Dënimi kapital, nuk është shembulli i vetëm i injorimit që partitë e mëdha politike i bëjnë publikut.

Sondazhi u kërkonte gjithashtu të anketuarve, të tregonin pozicionet e tyre dhe të partive të mëdha mbi emigracionin, duke përdorur një shkallë nga 1 (emigrantët të inkurajohen për t’u integruar në shoqërinë franceze) deri në 7 ( emigrantët duhet të largohen nga Franca). Rreth 50 përqind zgjodhën opsionin e largimit të emigrantëve (shkallët 5, 6, ose 7), 22 përqind zgjodhën shkallën e mesme (4), dhe vetëm 28 përqind qenë për “integrimin” tyre (shkalla 1-3). Fronti Kombëtar, ishte partia që shihej më shpesh se reflektonte pozicionin e preferuar nga të anketuarit – rreth 40 përqind e të pyeturve e vendoste atë në mesin e partive me të cilat ndanin të njëjtat pikëpamje, dhe rreth 19 përqind kishte në vëmendje vetëm Frontin Kombëtar. Asnjë parti tjetër nuk qe më pranë mendimit të të anketuarve.

Në lidhje me pyetjen nëse nivelet e emigracionit duhet të mbeten të njëjta, rriten, apo zvogëlohen, sërish epërsia e Fronti Kombëtar qe e qartë, me më shumë se 70 përqind që shpreheshin se kjo parti ndante qëndrimet e tyre. Në dritën e këtyre gjetjeve, ndoshta performanca e mirë e Frontit Kombëtar në zgjedhjet rajonale në fund në vitit 2015, nuk duhet të ishte e papritur për komentatorët, të cilët e cilësojnë përherë atë si një parti margjinale. Ashtu si me britaniken UKIP, mbështetja e madhe ndaj Fronti Kombëtar – fitoi më shumë se çerekun e votave- u sabotua nga sistemi zgjedhor. Me dy raunde votimi, tërheqja strategjike e kandidatëve nga partitë e tjera kryesore, e lehtësoi votimin kundër Frontit. Këto vërejtje nuk synonin të përbënin një miratim për Partinë e Pavarësinë e Mbretërinë e Bashkuar, Frontit Kombëtar, apo të pozicioneve që kanë këto parti dhe që janë të harmonizuara edhe me preferencat publike. Përkundrazi, ato sugjerojnë se për të kuptuar suksesin e një partie, duhet të fillohet me një inspektim të thjeshtë të preferencave të publikut dhe opsionet e tij elektorale. Rituali i elitave për të etiketuar parti të caktuara dhe kandidatë si “ekstremistë”, të turpshëm, dhe për këtë arsye të suksesshëm vetëm falë dredhive, ose kur votuesit gabojnë, është i lodhshëm dhe përfundimisht vetëshkatërrues. Teksa rritet mbështetja për forcat politike si UKIP në Britani dhe Fronti Kombëtar në Francë, bëhet e qartë se të qënit “ekstremist”, shpesh nënkupton të jesh në një hap me votuesit, dhe nga ana tjetër të mos pajtohet me ekspertë dhe lidershipin zyrtar. Kur konsensusi i elitës sfidon, në vend se të pasqyrojë, ndjenjat kombëtare, partitë qeverisëse nuk kanë asnjë arsye të presin stabilitet apo rezultate të mira në zgjedhje. Politikanët duhet të jenë të përgatitur, si për të bindur njerëzit që pozita të caktuara janë të rrezikshme apo dritëshkurtra, por edhe të shohin se mos çahen vetë koalicionet e tyre zgjedhore. *“Hoover Institute” – bota.al

SHKARKO APP