Facebook njëlloj si kokaina
Një studim ka dalë në rezultatin e habitshëm. Truri ynë preket nga Facebook në mënyrë të ngjashme me efektin që ka droga, shumë varësi, e krahasur me kokainën.
Studimi, i kryer nga Profesor Ofir Turel në Universitetin e Kalifornisë, i cili ka punuar për disa vite mbi efektet e mundshme negative të teknologjisë në jetën tonë, dhe ka monitoruar trurin e njëzet njerëzve se si ata i shihen imazhet në lidhje me median sociale.
“Kjo u bë e qartë për mua se disa njerëz e përdorin Facebook dhe media të tjera sociale tepër shumë, deri në pikën në të cilën në të vërtetë shkollën apo punën e tyre profesionale e neglizhojnë, por që jetën në rrjetet sociale, ata nuk mund ta lënë”, tha Turel.
“Prandaj, unë mendova se duhet të ketë një bazë neurale për çështje të tilla, të cilat përfaqësojnë disa mangësi në vendimmarrje. Që të gjitha simptomat e përmendura i ngjajnë asaj që shumica e njerëzve e përkufizojnë si ‘varësia’, duke kontrolluar sistemet e trurit që përbëjnë bazamentin e varësive që të duken të arsyeshme”.
Ai gjeti se pjesa e trurit që është e prekur nga varësia e drogës, prek në mënyrë të ngjashme edhe me imazhet e rrjeteve sociale.
Turel ka gjetur se kur pjesëmarrësve iu treguan imazhet e shenjave të komunikacionit dhe imazhet e Facebook-ut, ata reagonin më shpejtë për media sociale, e cila kjo është një përgjigje e rrezikshme, në qoftë se ata njerëz, në jetën e zakonshme, janë duke kontrolluar mediat sociale ndërsa janë duke lëvizur me makinë.
Për fat të mirë, Turel zbuloi se sistemi frenues, i cili është i implikuar edhe në varësinë e drogës, duket se nuk është i prekur. Ky është një lajm i mirë, tha ai, pasi kjo tregon se sjellja e varur ndaj teknologjisë mund të trajtohet. Ai beson se arsyeja e mungesës së kontrollit mbi këtë varësi është mungesa kryesisht e pasojave shoqërore dhe personale që rrjedhin nga varësia e teknologjisë.
R.Sh