Facebook shkaktar i depresionit

Rrjeti social i famshëm Facebook është përgjegjës për probleme psikologjike nga më të ndryshmet duke filluar që nga kujtesa e deri tek deformimet fizike. Së fundmi është zbuluar se Facebook është gjithashtu një burim depresioni për disa përdorues. Problemi lind kur ju përmes Facebook kuptoni se sa e bukur është jeta e të tjerëve para jetës suaj. Postimet e të tjerëve të bashkëshortëve të shkëlqyer, fëmijëve të bukur, pushimeve jasht shtetit apo posteve të larta të punës i ulin vetëvlersimin disa përdoruesve dhe i shkaktojnë atyre një gjendje depresive. Një studim i kryer nga Universiteti i Missourit ka publikuar disa shenja për të zbuluar nëse Facebook shkakton gjendje depresioni tek ju apo jo.

1. Miku yt më i mirë ka qënë me pushime në jasht vendi dhe ka ngarkuar në profilin e tij plot 200 foto të udhëtimit. Është mesnatë dhe ju duhet të zgjoheni herët për të shkuar në punë por pavarësisht kësaj ju vendosni të shikoni çdo foto të publikuar. Ju më pas do të flini me mendimin se miku juaj do t’ju refuzojë pasi do të mendojë se nuk jeni më argëtues.

2. Ish e dashura juaj ka një të dashur të ri i cili është i gjatë, me muskuj e i pashëm. Ju filloni ta urreni atë. Do të shpenzoni orë të tëra para profilit të tij për të gjetur ndonjë të metë tek ai me qëllim që e dashura ta lërë. Ju fantazoni për një hakmarrje të dhunshme ndaj tij.

3. Të gjithë shokët tuaj kanë fëmijë dhe herë pas here postojnë foto të tyre në Facebook. Ndërkohë ju refuzoni të shikoni këto foto pasi jeni akoma single dhe mundoheni ti mbushni mendjen vetes që i urreni fëmijët.

4. E gjeni veten duke postuar poste të tilla si “O Zot çfarë dite” ose “Zyrtarisht e urrej punën time” duke shpresuar që dikush të komentojë dhe të pyesë për më shumë detaje.

5. Është mbrëmja e së shtunës. Ju jeni në shtëpi duke harxhuar kohën tuaj në Facebook e duke parë së në cilin club po argëtohen miqtë tuaj.

6. Ju kuptoni se keni shpenzuar një kohë të mirë duke folur me një të panjohur në Facebook. Bëhet fjalë për një shokun e shokut tuaj dhe ju s’mbani mend as se si e keni njohur atë. Gjithsesi kuptoni që jeta e tij është më e bukur se juaja.

S.L

SHKARKO APP