Fake News për blerje vote më karta identiteti

Prej disa ditësh një sërë portalesh anonime po prodhojnë dhe më pas kopjojnë “lajme” që flasin për blerje të votës me anë të kartave të identitetit. Në shënjestër janë vënë anëtarë të LRI-së. Pas një verifikimi të thjeshtë, rezulton se këto “informacione” portalesh anonime janë “fake news” që nuk kanë asnjë lidhje me raportimin e asaj që ndodh në të vërtetë.

Pa i hyrë detajeve të tjera, në të ashtuquajturat “denoncime” bie në sy një fakt. Të gjitha “lajmet” janë të shoqëruara me foto që japin idenë e kartave të identitet të mbledhura për vota. Mjafton një kërkim i thjeshtë në google me fjalët “karta identiteti” dhe rezulton se fotoja që shoqëron “lajmet” nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e “lajmit”.

Në të gjitha rastet, ato që serviren si denoncime me iniciale dhe emra jo realë, janë vetëm “fake news” me foto të marra nga interneti dhe pa asnjë bazë reale.

SHKARKO APP