”Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët duan paqe, banda e molotovit nxit dhunë
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën e PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka ndarë pamje, ku besimtarët falen tek Xhamia e Namazgjasë, ndërsa militantët e PD hedhin molotov. Sipas Koçiut, teksa dëgjoheshin lutjet e besimtarëve, ulërijnë britmat për shkatërrim.
Postimi i plotë
Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim.
Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit. Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali:
Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!
KOHA JONË SONDAZH

