Falja e kamatvonesave, ja kush janë kategoritë përfituese

Agjensitë e OSHEE kanë filluar procedurat për faljen e kamatvonesave për 126 mijë abonentë. Drejtori i Tregtimit të Energjisë, Elton Sevrani, shpjegon për Ora News dy kategoritë përfituese si dhe procedurat deri në zerimin e kamatave. Ndërsa ai u bën thirrje edhe qytetarëve që janë debitorë të rinj, të lidhin aktmarrëveshjet për tu bërë pjesë e përfitimit.

126 mijë abonentë do të përiftojnë reduktim të kamatvonesave deri në zerim të plotë dhe efekti financiar është 155 mln dollarë.

Por pjesë e këtyre masave lehtësuese do të jenë vetëm ata konsumatore të cilët kanë qenë të rregullt me aktmarrëveshjen dhe pagesat për shlyerjen e borxhit me 1000 ose 1200 lekë në muaj.

Drejtori i Tregtimit të Energjisë në OSHEE, Elton Sevrani, në një intervistë për Ora News shpjegon dy grupet që përfitojnë nga paketat lehtësuese si dhe procedurat e përfitimit.

Elton Sevrani: Me një kartë identiteti çdo posedues kontrate mund të paraqitet dhe në mënyrë të menjëhershme në këto sportele ata në pagesën e rradhës të këstit të aktmarrëveshjes do tu bëhen veprimet financiare vetëm për pagesën e 20 lekëshit dhe gjithë kamatvonesa anullohet, nuk do të jetë funksionale. Kurse për grupin tjetër, do të kreditohet në masën 80% të saj. Klientët do të marrin një dokument të nënshkruar nga ai dhe personeli i arkave tona.

Paketat lehtësuese janë edhe një mundësi përfitimi për debitorët e rinj të energjisë.

Elton Sevrani: Dhe për klientët jo të rregullt dhe për ata që kanë krijuar një debi në periudhën e vitit 2016 që të rifuten në një skemë aktmarrëveshje, i jepet një mundësi më e madhe të gjithë klientëve të rrjetit që të jenë më kontribues, të kontribuojnë më shumë në shlyerjen e detyrimit të tyre, por dhe në fuqizimin financiar të kompanisë.

OSHEE do të vërë në dispozicion të çdo agjensie në të gjithë vendin listën e abonentëve përfitues.

Lista do të jetë publike në webin zyrtar të OSHEE, ku qyetarët mund të kontrollojnë me numrin e kontratës nëse janë përfitues.

Paketa lehtësuese ka filluar të zbatohet prej 19 dhjetorit dhe afati i përfundimtar është 30 qershori  2017.

Kategoritë përfituese

  • 539 pensionistë, invalidë dhe ndihmë ekonomike
  • 461 konsumatorë familjarë

 Klientit i duhet te paraqesë

– Kartën e identitetit nëse është personalisht në sportel ose

– Autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës dhe Kartën ID të klientit dhe të personit që do të paraqitet për pagese

SHKARKO APP