Familjet ankohen se kompania Salillari u mori parcelat për të ngritur panele diellore…

Një konflikt i ri pronësie ka shpërthyer në fshatin Boçove të Fierit, ku 10 familje që zotërojnë rreth 10 hektarë tokë po përballen me një situatë të pazakontë mbivendosjeje pronësie.

Banorët thonë se toka është në pronësi të tyre prej vitesh, ndërsa paguajnë rregullisht taksat çdo vit. I vetmi dokument që u mungon është certifikata e pronësisë, të cilën kanë tentuar ta marrin në vitin 2024. Sipas tyre, pikërisht në këtë fazë hasi problemi.

“Kur shkuam për të marrë certifikatën, na thanë se kishte mbivendosje. Nuk e kuptojmë si është e mundur, sepse ne e përdorim tokën prej dekadash dhe paguajmë taksa çdo vit,” – shprehen banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas familjarëve, në dokumentet e sistemit të kadastrës ka dalë një pretendim i ri pronësie nga kompania “Bervi Construction”, e cila rezulton të ketë paraqitur interes për parcelat në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët dyshojnë se në zonë po parapërgatitet një projekt i madh ndërtimor, ndoshta i lidhur me kompani të tjera që operojnë në infrastrukturë.

Sipas informacioneve që qarkullojnë mes banorëve, pjesë e zonës mund të jetë interesuar edhe kompania “Salillari”, e cila ka sjellë prej kohësh makineri në rajon. Sipas burimeve në terren, projekti mund të lidhet me instalimin e paneleve diellore.

Familjet e prekuara kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të pronësisë dhe të drejtësisë për të verifikuar:

kush e ka realisht pronën;

pse është regjistruar mbivendosja;

kush e ka depozituar pretendimin në emër të kompanisë;

dhe a po planifikohet zhvillim i zonës pa njoftim të komunitetit.

Konflikti pritet të thellohet nëse institucionet nuk japin një sqarim të qartë mbi situatën e pronës në Boçove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?