Familja telefonon ambulancën 2077 herë brenda vitit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Sheffield, South Yorkshire të Britanisë së Madhe, ku një adresë ka telefonuar plot 2077 herë ambulancën. Nga gjithë këto telefonata, i sëmuri vetëm 5 herë ka shkuar në spital për të marrë mjekim.

Shifrat u publikuan nga Freedom of Information Act. Telefonatat të cilat janë bërë brenda vitit 2016 i kanë kushtuar shtetit rreth 20 milionë paund.

Por, nga këto telefonata vetëm një pjesë e tyre kanë qenë emergjente, ndërsa pjesa tjetër nuk ka pasur nevojë për t’u transportuar në spital.

Ndërsa në Portsmouth një tjetër zonë me numrin më të lartë të telefonatave të përsëritura, ambulanca u thirr nga një shtëpi 1714 herë,  dhe pacienti u transportua në spital vetëm një herë.

SHKARKO APP