Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fan Noli, një vigan i mënjanuar apo i harruar?

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Safet Ramolli

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 2012, kur Noli kishte 130-vjetorin e lindjes, askush nuk u kujtua të thoshte, qoftë edhe dy fjalë të vetme. Më 6 janar 1882 është ditëlindja e njërit prej më të mëdhenjve që ka prodhuar trualli shqiptar. Ai është Noli. I artikuluar si Theofan Stilian Noli, Fan Stilian Noli, Fan Noli, Noli, apo sido qoftë tjetër, mjafton që të ngjasojë me Të, menjëherë kuptohet nga shqiptarët, (por jo nga pseudo-nacinonalistë). Kjo sepse në memorien e shqiptarëve AI është “ulur galiç”, ka zënë vend meritueshëm në majën e piramidës shqiptare, të atyre që e meritojnë këtë nder, këtë përkujdesje komunitare të “Opingës” (sikurse shprehej publicisti dhe shkrimtari i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e sidomos bashkautori i Shpalljes së Pavarësisë, i ndrituri Mihal Grameno).

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 11 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh

Noli jetoi relativisht gjatë, (pak më shumë se 83 vjet), çka i mundësoi fizikisht të përjetojë shijet, mbresat dhe emocionet që burojnë nga ngjarjet e rëndësishme të shqiptarëve. Ato i përjetoi me këndgjykimin, shijen dhe ndjenjën e patriotit dhe të artistit, por gjithsesi edhe me mendësinë si shqiptar i ndershëm. Një jetë luftoi me intelektin si rrallëkush, por edhe në krye të rretheve patriotike e të mbarë komunitetit për të mbrojtur interesat e larta të kombit. Shpalosi në sytë e botës intelektuale, shtetare dhe diplomatike të përparuar e të demoktarizuar, intelektin e popullit shqiptar si dhe vendosmërinë për të mbrojtur trojet etnike të të parëve të vet për të jetuar në prosperitet. Noli ngërthen disa cilësi të rralla, që e bëjnë atë gati të papërsëritshëm. Më poshtë do të bëjmë kujdes të evidentojmë disa prej tyre, por gjithsesi përciptazi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Noli mbetet demokrat konseguent

Kjo është cilësia bazale e karakterit të tij, që e ka bashkëshoqëruar përgjatë gjithë jetës. Në themel të tij zë vend të çimentuar çështja e qeverisjes së popullit në liri, në barazi dhe progresivitet. Gjithëherët e pati të konsoliduar mendimin për një qeverisje sipas përvojës demokratike të Perëndimit, duke mbajtur në konsideratë formimin psikologjik të popullit të vet, por gjithëherët në demokraci e prosperitet.

Si Burrë Shteti, si intelektual, si diplomat e orator, e ka pohuar qartë dhe prerazi se, është për një qeverisje në formën e republikës demokratike, të cilën edhe e pranon si më të mirën, më efikasen, dhe më të pranueshme nga shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha. Krejt qartë pohon se koha e monarkisë në të cilën sundon me gjithëpushtet një njeri, që thirret e quhet mbret, ka perënduar. Ata që e kishin e “çporrën” me dhunë a me konsensus mbarëkombëtar, atje ku ruhet, përbën një ritual formal. Bota e qytetëruar, e përparuar dhe e demokratizuar e ka dhënë shembullin e qeverisjes në demokraci. Willsoni në SHBA, Ataturku në Turqi, disa të tjerë gjetiu, duke qenë prerazi kundër monarkisë, e rrëzuan dhe i dhanë jetë republikës si formë qeverimi me frymëmarrje të gjerë dhe me mundësi më të shumta për të shprehur dhe realizuar interesat themelore të shtetasve. (Por, nuk më duket ide e realizuar mirë vendosja e përmendores së Willsonit, (në kuadrin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisëme shikim nga lindja. Ne “… nga ana e jonë kemi zgjedhur prej kohe anën e popullit. Nga ajo anë kemi për të qëndruar deri në fund…”, artikulon prerazi Noli. Ai dha shembullin sesi mund të organizohet një qeverisje në demokraci. Në kabinetin qeveritar, thirri intelektualë e patriotë në zë, me dëshirë për të punuar sipas interesave të popullit. Njerëzit që përbënin atë ishin patriotë të kulturuar, hipën në pushtet me dëshirën e popullit, nuk u dhanë shteteve të huaja asnjë copë toke shqiptare për të qëndruar në pushtet, qenë të ndershëm. Ishin të civilizuar, nuk bënë asnjë vrasje politike, jetuan me ndershmëri dhe dinjitet. Vetëm nga sa cikëm përciptazi më lart, mund të pohojmë se Noli në thelb mbetet demokrat. Të ardhmen e Shqipërisë e gjykonte në demokraci dhe prosperitet.

Noli mbetet figurë komplekse, por asesi nuk është “Peshkop i Kuq?!!”

Në mbrëmje 18 janari 2013 po ndiqja një emision televiziv. I mirënjohuri Nasho Jorgaqi pyetjes në se Noli ishte politikan apo fetar, iu përgjigj me një artikulim të sekretarit të Nolit, i cili pohon qartazi, se Noli, përtej asaj që nuk e njihte, besonte. Edhe studiues e biografë të veprës së tij, thuajse kanë rënë në emërues të përbashkët: Noli përbën një figurë komplekse, që duhet analizuar, vlerësuar e çmuar në kohë, duke vendosur gjithnjë paralele edhe në marrëdhëniet e tij me bashkëpunëtorët dhe me vlerat e rrethanave historike ku u ndodh e militoi. Disa personalitete të kohës, vendas e të huaj, e epitetuan “Peshkop i Kuq”, togfjalësh që e përdor edhe Xh. Kastellani, autori kontemporan i veprës madhore “Histori e Ballkanit”. Por studimi objektiv e shkencor i kësaj vepre, të çon tek mendimi se, Noli ishte jo vetëm intelektual poliglot, por dhe patriot demokrat. Ishte veprimtaria diplomatike këmbëngulëse, brilante dhe e argumentuar e tij, që ndikoi, që presidenti amerikan atëmot, Willsoni, të mos jepte pëlqimin për copëzimin territorial të Shqipërisë, tezë e fabrikuar në kulisat politike e diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës dhe të vendeve ballkanike përmes disa traktateve të fshehta. Këto i pohon me gojëplot Xh. Kastellani, por togfjalëshin e mësipërm, gjykoj se e artikulon, ndoshta i ndikuar referuar disa analistëve, të shprehur jo pak herë në këtë çështje. Edhe në tetor 2004, media shqiptare, jo pa shqetësim shprehet për një botim në SHBA, që shpërndan tis mjegulle mbi figurën e Nolit, duke e konsideruar këtë veprim si një synim për të përbaltur kulturën shqiptare në tërësi.

Pas shpalljes së pavarësisë e në vijim, një kusht i domosdoshëm për njohjen e shtetit shqiptar ishte garantimi i tërësisë territoriale, (i kufijve të caktuar më 1913). Në këtë kuadër, pos veprimtarive diplomatike u kryen edhe disa veprime me karakter luftarak. Në janar 1920 në Lushnjë u mblodh një kongres i ngjashëm me atë të Vlorës, i cili krijoi një kabinet qeveritar me në krye Sulejman Delvinës, një mik i vjetër i I. Qemalit por edhe statist me vlera, i çmuar prej disa personaliteteve të kohës. Kjo qeveri në shkurt u zhvendos në Tiranë. Këtë vit francezët largohen nga Korça, territoret ua dorëzuan autoriteteve shqiptare, dhe, pas një lufte, që ka zenë vend dukshëm në histori, në qershor 1920, italianët dorëzuan me pahir Vlorën. Ndërkohë Noli shkon në Gjenevë për të mbrojtur me diplomaci fleksibile çështjen shqiptare, prandaj Lidhja e Kombeve e pranoi Shqipërinë anëtare në dhjetor 1920, vetëm me votën “kundra” të Francës. Konkluzioni mbetet i qartë, këto mendësi dhe këto qëndrime praktike, por edhe të tjera, nuk mund të vlerësohen dhe as të çmohen veprime tërësisht të një “Peshkopi të Kuq”.

A ishte Noli-antikomunist?!!

Duke qenë në thelb demokrat konsekuent, natyrshëm ishte dhe mbetet antikomunist. Është e qartë që Noli në Shqipëri punoi përkrah patriotëve të shquar dhe demokratëve të ndershëm A. Rustemi. H. Prishtina, Z. Dibra, Hoxhë Kadri Prishtina, L. Gurakuqi, B. Curri etj., cilët i pati bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë besnikë, të ndershëm e të vendosur. Edhe në emigracion pranoi për shokë, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë patriotë të tjerë si F. Konica me shokë. Noli pranonte me dëshirë mbi krye personalitete të huaja të kohës që spikatnin në luftën për demokraci e prosperitet, por edhe të tjerë që kishin hyrë në histori meritueshëm si Willsoni dhe Abraham Linkolni në SHBA, Mustafa Qemali në Turqi, e të tjerë, të cilëve edhe u referohet me respekt gjatë veprimtarisë së tij. Ai perifrazon Linkolnin, i cili pati mençurinë të evidentojë forcën realizuese të popullit kur shprehet edhe sa vijon: ”Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë. Mund të gënjesh edhe tërë popullin për ca kohë. Po kurrë nuk mund ta gënjesh popullin e tërë për tërë kohën”.

Vlerësimin e Nolit si antikomunist e bën njëri prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në mërgim. Ky është Faik Konica, i cili pranon se Noli ka qenë njeriu, i cili ka luajtur rol të madh në lëvizjen shqiptare, dhe se do të mbetet në histori të Shqipërisë si Burri që i pari futi zyrtarisht gjuhën shqipe në meshë. Pohimi që bën F. Konica për Fan Nolin se, për “… nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri i tij… u ngjan kishtarëve të Përlindjes Italiane”, na çon në përfundimin se Noli mbetet një nga figurat me përmasa të mëdha në fushën e qeverisjes dhe të administrimit të komunitetit shqiptar në demokraci dhe jo në autokraci. Në të pastajmen mendimi demokratik dhe antikomunist i Nolit evoluon, për të ardhur në vitin 1956, kur në mënyrë kategorike refuzoi ftesën për të vizituar vendin e tij, të cilin e deshte shumë, por që nuk mundi ta shohë më nga pranë.  Kështu, mund të artikulojmë me plot gojën se, Noli mbetet një personalitet që i bën nder të veçantë kombit tonë. Ai kurrsesi nuk mund të mënjanohet, për më tepër të harrohet. Ishte i Madh në shpirt, në intelekt, në atdhedashuri, e në gjithçka të vyer për një njeri. Ishte dhe mbetet vigan, krahas viganëve të tjerë, të cilët i pranonte si bashkëshokë e bashkëluftëtarë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.