Faqja e Xhorxh Bush më redaktuara në Wikipedia

Ish-presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush mund të ndryshojë rrjedhën e historisë në faqen e Wikipedia. Në përvjetorin e saj të 15-të, më 15 janar, enciklopedia e internetit Wikipedia prezantoi një renditje të faqeve të saja më të redaktuara.

Ish-presidenti Bush, që nga viti 2001 deri në vitin 2009, ishte në krye të listës me 45,862 mijë redaktime të të dhënave në faqen e tij në Wikipedia.

Lista e faqeve më të redaktuara vazhdon me këngëtarin Michael Jackson, Jezusin dhe Kishën Katolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga fillimi i saj më 15 janar 2001, Wikipedia është rritur në më shumë se 36 milionë artikuj. Në të punojnë rreth 80,000 redaktorë vullnetarë. Enciklopedia e internetit ofron shërbimin në 280 gjuhë dhe mesatarisht ka më shumë se 18 miliardë shikime në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?