Fasonët, 6 kërkesa qeverisë: Të rishikohet skanimi në dogana

Shoqata e Fasonëve do t'i drejtojë qeverisë shqiptare një listë me 6 kërkesa, për të cilat kërkon zgjidhje brenda 10 ditëve, ose në të kundërt sipas anëtarëve të saj, do t'u drejtohen gjykatave dhe do të zbresin në protestë.

Kështu, pas një takimi të mbajtur në Krujë, fasonët kërkuan heqjen e tatimit të dyfishtë, heqjen e pagesës së skanimit në dogana, zbatimin e ligjit të doganës, uljen e Tatim Fitimit nga 15% në 7-8%, OSHEE të përgjigjet në rastet kur bizneseve u hiqet energjia dhe që të zbatohet vendimi i Këshillit të Ministrave sipas të cilit punëtorëve të rinj ju paguhet sigurimi në punë në masën 0.2 përqind.

Kryetari i Shoqatës së Fasonëve, Gjergji Gjika, u ndal në mënyrë të veçantë tek tarifa e skanimit në dogana, duke paralajmëruar se në rast se qeveria nuk e rishikon atëherë çështja do të shkojë deri në Strasburg.

“Do ta ndjekim çështjen në rrugë ligjore, nuk ka më me llafe.Do të hidhet në gjyq, flitet për lekë, çdëmtime dhe çdo firmë këtu apo kompani u kërkoj prokurë për këtë çështje. E para u kërkoj prokurë të prokuroj, pra të mbroj interesat e tyre në gjykatë Dhoma e Fasonistëve me emër, mbiemër Gjergji Gjika. E dyta për tarifën e skanerit 22 euro, kush ka paguar lekë ose kush do të tentohet për ti kërkua të paguajë lekët do të nxjerrë vendimin e gjyqit sepse do të jetë çdo emër firme atje.Unë jam i vendosur për ta çuar çështjen në Strasburg dhe do paguajnë më shumë”, tha ai.

SHKARKO APP