Fati i qeverisë, Kurti thirrje opozitës: Zgjedhje në dhjetor, ose Konjufca 1
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti flet rreth qeverisë së re, mandatin e krijimit të së cilës e ka marrë Glauk Konjufca. Ai lëshoi një paralajmërim të nënkuptuar, duke thënë se nëse nuk votohet Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja në dhjetor të këtij viti. Nëse qeveria Konjufca 1 arrin të krijohet, atëherë zgjedhjet e reja do të jenë në prill, kur edhe do të duhet të zgjidhet presidenti i ri.
“Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtejshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Secila prej tyre, për ne është e pranueshme”, ishte komenti i tij. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi në orët e vona të së martës zyrtarisht Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës.
Konjufca pason si të mandatuar Kurtin, pasi nuk arriti të krijonte mazhorancën parlamentare për ta bërë qeverinë. Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, nga momenti i marrjës së mandatit ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur kryeministër.
KOHA JONË SONDAZH

