Fatime Kryemadhi në GJKKO: S’e dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash

Fatime Kryemadhi, nëna e ish-deputetes, Monika Kryemadhi, është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar. Në seancën e sotme ndaj saj dhe të bashkëpandehurve, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, ka deklaruar se nuk e do gjyqin e shkurtuar.

S’e dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash“, tha Kryemadhi.

Fatime Kryemadhi dyshohet për përfshirje në pastrim parash, në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas SPAK, ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në skemën e dyshuar të korrupsionit dhe transaksioneve të pajustifikuara financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?