Fatkeqësitë natyrore, 1.2 miliardë lekë për bashkitë

Disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.2 miliardë lekë nga 1 miliard këtë vit.

“Janë shumë bashki që nuk munden. Duhet një flotë mjetesh, të cilat bashkitë nuk i kanë. Duhen shumë para për t’i blerë ato. Ndaj në këto raste bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha Adelina Farrici, Drejtoreshë e Shoqatës për Autonominë Vendore.

Ministria e Financave llogarit se do të ndërtohen apo rikonstruktohen rreth 80 për qind e hidrovoreve në vend nga 75 për qind këtë vit. Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënat e Bankës Botërore përbëjnë 38 për qind të gjithë rasteve të emergjencave civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?